
Aktivisti Rron Gjinovci e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për tunelin e premtuar 200 milionë euro që lidh Prizrenin me Tetovën, duke thënë se arsimi e shëndetësia nuk janë në nivel aspak të mirë në vend dhe se një projekt i tillë është turbo follk politik dhe i menduar pa kurrfarë studimi mbi leverdinë ekonomike.
Gjinovci e ka paralajmëruar tutje kryeqeveritarin se po shkon rrugës së ish-kryeministrit, Hashim Thaçi, duke i bërë kështu thirrje për kujdes.
“Ty (Albin) nuk të shkon aq gat sa Hashimit”, shkroi ai në Facebook.
Postimi i tij në Facebook: