Gjithҫka që duhet të dini për koronavirusin e ri

17:09 | 25 February 2020

Koronavirusi po bëhet një shqetësim global.

Pavarësisht përpjekjeve për frenim të koronavirusit të ri, kjo sëmundje po vazhdon të përhapet në dhjetëra shtete në botë.

Virusi është identifikuar fillimisht në Vuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar.

Mund të përcillet me simptoma si: fyt i skuqur, kollë apo pneumoni.

Koronavirusi i Vuhanit është i ngjashëm me SARS’in që pati shpërthyer në Kinë më 2003. Ky infeksion i rrugëve të frymëmarrjs ka prekur 8 mijë persona dhe ka lënë të vdekur 774 të tjerë.

Sëmundja e re ka lënë më shumë persona të vdekur në krahasim me parardhësen e saj.

Koronavirusi i ri është më i rrezikshëm për personat në moshë dhe ata që janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se për dallim nga koronavirusi i ri, gripi sezonal vret më shumë se gjysmë milioni njerëz çdo vit, kjo pasi gripi është shumë më i shpërndarë deri më tani.

Shumica e doktorëve thonë se maskat ndihmojnë pak në mbrojtje, mirëpo ata rekomandojnë masa tjera, si: pastrimin e duarve, shmangien e prekjes së fytyrës apo shmangien e kontaktit të afërt me njerëz të sëmurë.

Aktualisht nuk ka vaksinë për këtë virus, mirëpo OBSH’ja është duke punuar për të koordinuar kërkimet dhe trajtimin në gjithë botën.

Komento: