Gjithçka anulohet, ‘tajfuni i vdekjes’ po shkon drejt këtij shteti – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Gjithçka anulohet, ‘tajfuni i vdekjes’ po shkon drejt këtij shteti

12:39 | 08 Shtator 2019

Paralizohet Japonia në pritje të tajfunit ‘Faxai’.

Autoritetet japoneze i kanë filluar përgatitjet për t’u përballur me tajfunin “Faxai” të dielën duke i anuluar fluturimet dhe lëvizjet e trenave në Tokio.

Pritet që rajoni i kryeqytetit japonez të goditet nga erërat me shpejtësi deri në 216 kilometra në orë dhe reshjet e mëdha të shiut në natën e së dielës.

Agjencia Japoneze e Meteorologjisë njoftoi se niveli i reshjeve në 24 orët e ardhshme mund të shkojë deri në 30 centimetra.

“Shiu dhe era mund të fillojnë papritmas dhe të shkaktojnë stuhi në det. Ekziston rreziku edhe për erëra me shpejtësi rekorde në kryeqytet dhe në rajone të tjera”, thuhet në njoftimin e kësaj agjencie, i cili u publikua në faqen zyrtare të internetit.

Televizioni publik japonez, NHK, paralajmëroi se erërat me shpejtësi të madhe mund të shkaktojnë ndërprerje të rrymës dhe dëmtim të shtëpive, ndërsa reshjet e mëdha të shiut mund të shkaktojnë vërshime dhe rrëshqitje të dheut.

Hekurudhat e Japonisë kanë njoftuar se do t’i ndërpresin shërbimet e trenave të shpejtë mes Tokios dhe Osakas nga ora nëntë e mëngjesit dhe paralajmëroi se mund të ketë vonesa të tjera për shkak të stuhisë, shkruan “Reuters”.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!