Gjithçka gati për transferimin e madh të Milanit

13:54 | 15 Qershor 2020

Duket se është gjithҫka gati për transferimin e madh të skuadrës së Milanit.

Milan është afër kompletimit të transferimit të parë para merkatos së verës.

Mbrojtësi i Olympique Lyon, Pierre Kalulu, raportohet të ketë arritur sot në Milano.

Lojtari 20 vjeçar është gati që të vë firmën e tij në kontratën e propozuar nga skuadra e Milan.

‘Gazzetta dello Sport’ shkrun se Kululu, lojtari që mund të luajë në të gjitha pozitat defensive, është i vendosur për transferimin.

Milan nuk duhet të paguajë asgjë për kartonin e lojtarit, pasi atij i ka përfunduar kontrata me Lyon.

Pozita e tij natyrale është mbrojtës i djathtë, megjithatë, ai mund të përdoret edhe në pozita tjera.

Bayern Munich janë një tjetër skuadër që kanë vëzhguar situatën e lojtarit, por duket se ai ka zgjedhur Milanin.

Paolo Maldini thuhet të jetë njeriu kryesor që bindi Kalulun që të bashkohet me Milan.

Komento: