
Sqarohet gjithçka: Flori Mumajesi në lidhje dashurie me Arilena Ara.
Prej shumë kohësh kishte thashethëme për lidhje të mundshme në mes dy yjeve shqiptare, Flori Mumajesi dhe Arilena Ara, shkruan IndeksOnline.
Mirëpo, mbrëmë u sqarua gjithçka përmes një fotoje që shpërndau këngëtari Flori Mumajesi.
Ai largoi të gjitha dyshimet duke konfirmuar se janë në një lidhje dashurie me Ara-n.

“Happy birthday love” ka shkruar Mumajesi në përshkrimin e një fotoje duke e puthur në faqe Arilena Arën.
Kujtojmë se dyshja e famshme kanë pasur bashkëpunime të shumta si Nallane 3, Doja, etj.
