Rossonerët sot do të marrin lajmin e madh.
Milani në sezonin e kaluar zuri vendin e pestë në Serinë A, që do të thotë një vend në kupat europiane, por fatkeqësisht për “kuqezinjtë” pjesëmarrja në kupat Europa League nuk është e sigurtë për shkak të problemeve financiare.
UEFA duket se do të marrë një vendim nesër lidhur me këtë çështje. Një penalizim i mundshëm i Milanit nga UEFA do të ishtë një lajm i mirë për Torinon dhe Romën që mund të marrë pjesë në Europa League pa patur nevojë të luajë në ndeshjët kualifikuese.