Gjobë deri në 300 euro ndaj shoferit për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj

19:08 | 07 Janar 2024
gjobe-deri-ne-300-euro-ndaj-shoferit-per-tejkalim-te-shpejtesise-ne-ferizaj

Policia dje i ka shqiptuar një gjobë deri në 300 euro 24-vjeçarit E.H. për tejkalim të shpejtësisë, në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në fshatin Babush të Ferizajt.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se shoferi në fjalë në zonën e kufizimit me 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 129 km/h.

Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje, 300 euro, tri pikë negative dhe tre muaj masë mbrojtëse, heqje e patentshoferit.

Komento: