Gjobitet Maldini dhe Milan, kjo është arsyeja

12:40 | 22 September 2020

AC Milan dhe Paolo Maldini janë gjobitur të dy pas një incidenti që ndodhi gjatë ndeshjes kundër Bologna në muajin korrik në sezonin e kaluar.

Rossonerët fituan 3-0 në ndeshjen në Stadio Olimpico me 4 korrik, por është konfirmuar përmes një deklarate nga FIGC që drejtori teknik Paolo Maldini dhe menaxheri i ekipit Andrea Romeo kishin hyrë zhveshtorën e zytarëve pa masa mbrojtëse kundër koronavirusit.

Përveç kësaj, të dy hynë në dhomën e zhveshjes së gjyqtarëve në Olimpico, pavarësisht se ishte e ndaluar për shkak të higjienës, përcjell ORAinfo.

Ishte një gabim gjykimi që do t’i kushtojë Maldini një gjobë të majme prej 9,000 euro e cila do t’i duhet paguar FIGC, për përgjegjësi objektive, ndërsa Milani do t’i detyrohet 3,000 euro.

Është e paqartë pse Maldini dhe Romeo ishin në kontakt me zyrtarët dhe as pse ata shkuan në dhomën e zyrtarëve në stadium, pasi nuk kishte asnjë incident të vërtetë të diskutueshëm kundër Milanit në atë lojë. /ORAinfo/

Komento: