Gjobitet me 150 euro një person në Mitrovicë për tejkalim në vijë të plotë

20:33 | 26 Mars 2024
gjobitet-me-150-euro-nje-person-ne-mitrovice-per-tejkalim-ne-vije-te-plote

Policia ka bërë të ditur se një person është gjobitur në Mitrovicë për tejkalim në vijë të plotë.

Në njoftimin e policisë thuhet se personi është gjobitur me 150 euro, dy pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit të mjetit motorik në kohëzgjatje prej tre  muajve  në territorin e Kosovës.

“Hetuesit e njësisë së Trafikut Rajonal në Mitrovicën e Jugut, pas pranimit të fotove nga një qytetar, kanë identifikuar një kundërvajtës i cili gjatë drejtimit të automjetit në rrugën rajonale Pejë-Mitrovicë, shihet  duke bërë tejkalim në vijë të plotë, me të cilën veprim kishte rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafikun rrugor”.

“Kundërvajtësit i është shqiptuar gjoba prej  njëqindepesëdhjetë  (150) euro, dy pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit të mjetit motorik në kohëzgjatje prej tre  (3) muajve  në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Komento: