Gjobitet një autobus i Trafikut Urban, parkoi tek hapësira për persona me nevoja të veçanta

17:26 | 16 Shtator 2023
gjobitet-nje-autobus-i-trafikut-urban,-parkoi-tek-hapesira-per-persona-me-nevoja-te-vecanta

Prishtina Parking ka njoftuar se ka gjobitur një autobus të Trafikut Urban pasi ka qenë i parkuar në hapësirën për personat me nevoja të veçanta.

Në njoftimin e kësaj kompanie thuhet se parkimi në hapësirat e dizajnuara për personat me nevoja të veçanta nga ata që nuk i takojnë kësaj kategorie, gjithmonë pasohet me gjobë.

“Parkimi në hapësirat e dizajnuara për personat me nevoja të veçanta nga ata që nuk i takojnë kësaj kategorie, gjithmonë pasohet me gjobë. Respektoni shenjat e parkimit në Kryeqytet për të evituar gjobat. Respektoni kategoritë me nevoja të veçanta”, thuhet në njoftim.

Komento: