Gjobitet Viva Fresh, ja si tentoi t’i mashtroj konsumatorët e vet

13:42 | 05 February 2019

Viva Fresh Store po tenton t’i mashtroj konsumatorët e saj me vendosjen e flamujve të origjinës.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka thënë se me qëllim të zbatimit të ligjit të konsumatorit, ka kërkuar nga inspektorati i kësaj ministrie që të bëjnë inspektime shtesë tek operatorët ekonomikë për vendosjen e flamujve për origjinën e produkteve.

Gjatë inspektimeve, inspektorati ka hasur parregullsi në Viva Fresh te rrethi i Flamurit në Prishtinë, e cila me këtë rast është gjobitur.

Në media shpesh ishte raportuar për mashtrimet që po bëhen nëpër markete me vendosjen e flamujve të shteteve tjera te produktet serbe.

Ditë me parë ORAinfo ka raportuar se rrjeti i dyqaneve ushqimorë, ‘Viva Fresh Store’ nuk po e respekton vendimin e Qeverisë për bojkotimin e të gjitha produkteve me origjinë serbe apo boshnjake.

Në një video të siguruar nga ORAinfo shihet se si furnitori kosovar, ‘Viva Fresh Store’ ka improvizuar një ngjitëse mbi përshkrimin zyrtar të distributorit, ku shkruan ‘Kosovo i Metehiju’ duke feshur me një mbishkrim tjetër.

Për me teper shikoni videon:

Komento: