Gjocaj: Është e vërtetë se një kompani ka konkurruar me çmim me të ulët

19:38 | 24 October 2024
gjocaj:-eshte-e-vertete-se-nje-kompani-ka-konkurruar-me-cmim-me-te-ulet


Drejtori i Gjimnazit ‘’Gjin Gazuli’’ , Bujar Gjocaj, për Front Online, mohon se është zgjedhur kompania më e shtrenjte, duke treguar arsyet e përzgjedhjes së kompanisë fituese.

”Nuk është e vërtetë se është zgjedhë kompania me çmimin me të shtrenjtë. Një kompani ka pas çmimin me të lirë por nuk ka pasur hotelin e rezervuar. Kur ne kemi kontaktuar me hotelin ai na ka dërguar e-mailin dhe ka thënë se kompania e ka bërë fallc dokumentin. Dallon hoteli prej hoteli. Hoteli me pesë yje. Kemi pasur rast kur kanë thënë se është hapur hoteli veç për neve dhe kur kemi shkuar kemi parë gjëra nëpër korridor dhe ka qenë rrezik me u helmuar nxënësit’’ thotë ai.

Gjocaj, vazhdon duke avokuar kompaninë fituese dhe duke treguar arsyet se përse kompanitë tjera janë eleminuar nga oferta.

‘’Është e vërtetë se një kompani ka konkurruar me çmim me të ulët por nuk e ka pas konfirmimin e hotelit, e ka pas fallc dhe ajo kompani ka rrezik me u ballafaqua me ligjin për falsifikim. Ne kemi pasur përvoja kur filan kompania ka thënë ju dërgoj në x hoteli dhe kur ka ardhur dita me shkuar, ka thënë se ai hotel është i zënë, por po shikojmë të shkojmë diku tjetër’’ thotë ai.

Drejtori i Gjimnazit ‘’Gjon Gazuli’’, thotë se është vendim i kryetarit të këshillit të shkollës se kë e zgjedhin si kompani fituese, përkundër se vendimi është shpallur nga DKA-ja, institucion publik ky.

‘ Është vendim i kryetarit të këshillit të shkollës dhe është vendim që i rri prapa deri në vdekje. Kriteret nuk i përcakton shkolla, por i cakton DKA-ja, dhe kush i ka plotësuar kriteret, e ka fituar tenderin. Një kompani tjetër ka aplikuar, por e ka sjellë me vonesë dhe nuk ju ka pranuar, një kompani tjetër ka sjellë një hotel për cilin nuk kemi ditur se çfarë hoteli është edhe kemi analizuar se nëse i qojmë në një hotel ku një fëmijë nuk han buke aty dhe han jashtë i kushton 10 euro, dhe kushton më shtrenjte se sa këtu’’ thotë ai.

Komuna nuk përgjigjet

Front Online ka provuar të kontaktoj edhe me drejtorin e Gjimnazit ”Ahmet Gashi”, Haxhi Metaj, por i njëjti nuk ka qenë i qasshëm, po ashtu ne kemi dërguar pyetje edhe në drejtim të Drejtorisë së Arsimit tek Komuna e Prishtinës, për këtë çështje, por këta të fundit nuk kanë kthyer përgjigje. /Front Online/

Komento: