Gjoshi i PDK-së e quan Vjosa Osmanin pseudointelektuale që mbjell urrejtje

12:00 | 07 Nëntor 2020

Zyrtari i PDK’së e quan Vjosa Osmanin pseudointelektuale që mbjell urrejtje.

Zyrtari i lartë i PDK-së, Betim Gjoshi, me anë të një shkrimi në Facebook ka kritikuar vizitën e UD,së Presidentit në Prekaz.

Gjoshi duke shpërndarë fotografi gjatë këtyre homazheve, thotë se kështu duket një politikane që ka kontribut të jashtëzakonshëm në mbjelljen e urrejtjes në Kosovë.

Gjoshi thotë se Osmani në shkrimin e saj nuk e përmendi askund UÇK-në dhe Adem Jasahrin.

“Edhe nga vendi i shenjtë i shqiptarëve kjo pseudointelektuale që ka diplomë të “jashtit” tregon mosdurim dhe merret me statusin e një analisti” shkruan Gjoshi në Facebook.

Postimi i plotë:

Kështu duket një politikane që ka kontribut të jashtëzakonshëm në mbjelljen e urrejtjes politike në Kosovë bashkë me paranojakun dhe konspiracionistin Albin K.

Edhe nga vendi i shenjtë i shqiptarëve kjo pseudointelektuale që ka diplomë të “jashtit” tregon mosdurim dhe merret me statusin e një analisti.Prekazi është vend ku shkohet heshtur dhe me kokën ulur për të bërë homazhe në respektim të atyre njerëzve që botës i kanë dhënë shembullin se çka mund të bësh për lirinë e vendit tënd.Por ky nuk është mosdurimi i saj i vetëm. Lexone me vëmendje dhe e vëreni se askund nuk e përmend UÇK-në. Adem Jashari është Komandant Legjendar i UÇK-së, por kjo nuk e thotë. Nuk e bën këtë sepse nuk e din, por sepse nuk e duron UÇK-në.UÇK-ja është e madhe dhe absolutisht nuk e ka nevojën e mbështetjes nga një politikane që i ngjan hijes në mot me vranësira, por pasi që ka qëlluar me funksione politike ajo duhet të respektojë historinë e vendit të saj.

Komento: