Sekretari për anëtarësi i PDK-së, Betim Gjoshi, ka vizituar sot në Hagë Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.
Përmes një video të publikuar në profilin e tij në “Facebook”, ai ka thënë se forca e tyre është frymëzim për angazhimin e tij politik.
Ai ka thënë se ka pasur fatin që të bashkëpunon me ish-krerët e PDK-së.
“Sot, për të disatën herë gjatë këtyre katër viteve, isha në vizitë tek drejtuesit e UÇK-së, që po mbahen që 4 vite padrejtësisht. Kam pasur fatin e madh që të shërbej në Partinë Demokratike të Kosovës gjatë udhëheqjes së saj nga dy kryetarët, Thaçi dhe Veseli. E kam parë nga afër angazhimin e tyre për Kosovën. Gjithmonë më ka bërë përshtypje atdhedashuria e madhe e tyre që nuk mbaron kurrë, edhe kur janë këtu dhe nuk janë të lirë. Sa herë që vij këtu, i gjej me moralin e lartë dhe besimin e plotë në të drejtën e popullit të Kosovës për liri. Forca e tyre është frymëzim për angazhimin tonë politik për Kosovën. Nga këtu, përcjell të falat e tyre dhe urojmë që sa më parë të jenë pranë familjeve dhe qytetarëve të Kosovës !”, ka thënë Gjoshi.