Gjuajnë me armë në dasmë, vihen në pranga nga policia

21:37 | 15 Gusht 2021

Ende në Kosovë po festohet me armë.

Dy persona janë arrestuar pasi të njëjtit dyshohen se kanë gjuajtur me armë gjatë një ahengu familjar në fshatin Kqiq të Mitrovicës.

Dy shtetas të Kosovës janë intervistuar nga Policia në qytetin e Mitrovicës dhe janë sekuestruar dy pistoleta.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni zahiti.

“Gjatë orëve të natës të datës 15 gusht 2021, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Kqiq. Me t’ pranuar informacionin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër njësitet policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’ rast në vendin e ngjarjes ku kishte aheng familjar, në cilësi të provave materiale fillimisht janë identifikuar disa gëzhoja, ndrësa nga dy të dyshuarit që kanë shtënë me armë janë sekuestruar dy armë të llojit pistoleta. Në cilësi të të dyshuarve janë intervistuar dy të dyshuarit E.A.,22 vjeçar dhe Sh.U.,52 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës. Ndërsa pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale ” Përdorim i armës” dhe ” Armëmbajtje pa leje“, thuhet në njoftimin e tij.

Komento: