Gjuajnë me armë zjarri dhe ikin me veturë disa persona në Prishtinë

09:38 | 09 Dhjetor 2023
gjuajne-me-arme-zjarri-dhe-ikin-me-veture-disa-persona-ne-prishtine

Të shtëna me armë zjarri raportohet të ketë pasur ditën e premte në Prishtinë.

Një person ka raportuar në polici, se derisa ishte në shtëpinë e tij kishte dëgjuar të shtëna me armë zjarri.“Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ka qenë në shtëpinë e tij kishte dëgjuar disa të shtëna me armë. Nga vendi i ngjarjes te dyshuarit janë larguar me një veturë ku nuk kishte arritur qe t’i vërej targat dhe tipin e veturës. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar shtatë (7) gëzhoja që dyshohet të jenë te pistoletës me gaz”, thuhet në njoftim.

Rasti vazhdon të mbetet nën hetime./Front Online

Komento: