Gjuajti me armë natën e Vitit të Ri, arrestohet qytetari nga Ferizaji

08:47 | 06 Janar 2024
gjuajti-me-arme-naten-e-vitit-te-ri,-arrestohet-qytetari-nga-ferizaji

Një qytetar nga Ferizaj është arrestuar të premten nën dyshimet për ‘Armëmbajtje pa leje/përdorim i armës.

I njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri natën e Vitit të Ri.

Nga ai është konfiskuar një pistoletë dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti natën e vitit të ri kishte shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë./Front Online

Komento: