Policia sot, rreth orës 12:00, në Prishtinë ka arrestuar një person pasi i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar në fshatin Llukarë.
I arrestuari është 33 vjeçari B. G, derisa pas një kontrolli të detajuar policia ka arritur të gjejë dhe sekuestrojë një revole të tipit TT, kalibër 7.62 mm, si dhe njëzetepesë copë fishekë, kalibër 7.62 mm.
Ndaj të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të shtetit është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh për veprat “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm si dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës” për t’u proceduar më tej në procedurë.