Gjuajti me armë në një aheng familjar, Policia arreston një burrë në Mitrovicë

10:09 | 24 Gusht 2024
gjuajti-me-arme-ne-nje-aheng-familjar,-policia-arreston-nje-burre-ne-mitrovice

Policia e ka arrestuar një burrë në Mitrovicë, meqë i njëjti dyshohet se ka shtënë në një aheng familjar.

Nga i njëjti është konfiskuar një pistoletë dhe 2 fishekë.

“PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM – Rr. Vëllezërit Dragaj, Mitrovicë 23.08.2024 – 05:53. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar,  pasi i njëjti në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë dhe 2 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

Komento: