Policia e Kosovës ka konfirmuar që në Prishtinë ka pasur gjuajtje me armë, të martën.
Dy persona janë lënduar dhe janë dërguar për tretman mjekësor.
I dyshuari është identifikuar dhe po kërkohet nga organet e rendit.
Lajmin për Front Online e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
“Aktualisht hetuesit policor janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin dhe janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, ka thënë ajo.