Gjuajtja me vezë ndaj Hotit, vjen paralajmërimi nga ministri i Brendshëm

14:02 | 22 Shkurt 2020

Ministri i Brendshëm, Agim Veliu ka reaguar pas gjuajtjes me vezë ndaj zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti.

Përmes një reagimi në Facebook, Veliu ka thënë se akte të tilla janë të patolerueshme.

Sipas tij shprehja e mospajtimeve duhet të bëhet përmes institucioneve dhe rrugëve demokratike.

Postimi i plotë:

Akti i sotëm ndaj zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti është një akt qyqar, me qëllim pengimin e proceseve pozitive në vend.

Aktet e tilla janë të papranueshme dhe të patolerueshme.

Shprehja e mospajtimit dhe pakënaqësisë për çfarëdo procesi, duhet të bëhet përmes mjeteve demokratike dhe rrugës institucionale. /ORAinfo/

Komento: