Gjuajtje me armë në kryeqytet, plagoset një person

18:58 | 25 August 2019

Sot ka pasur gjuajte me armë ë kryeqytet.

Gjatë ditës së sotme në Prishtinë ka pasur gjuajtje më armë. Policia e Kosovës ka treguar se në vendin e ngjarjes ka mbetur i plagosur një person. Ende nuk dihen motivet e këtij incidenti.

“Rreth orës 17:00 ,kemi pranuar informatën për të shtëna me arme ne rrugën “Azem Bejta” në Prishtine. Menjëherë ne vendin e ngjarjes kane dale njësitet policore te cilat kane hasur një person te plagosur, i cili menjëherë është dërguar për tretman mjekësor.

Aktualisht nga njësitet policore është duke u bere ekzaminimi i vendit te ngjarjes, ndërkohë qe hetuesit policor janë duke punuar për identifikimin e personave te dyshuar, si dhe sqarimin e rrethanave qe lidhen me ketë ngjarje’, ka treguar për Express, zëdhesja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Komento: