Gjuajtje me armë në Prishtinë, nuk ka të plagosur

22:38 | 24 October 2024

Në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë mbrëmjen e së enjtes.

Sipas burimeve të Klankosova.tv, nuk ka të plagosur.

Duke iu referuar burimeve, ngjarja dyshohet se nisi brenda një lokali, e si pasojë e revoltimit janë përdorur dhe armët.

ORAinfo ka kontaktuar dhe me policinë, dhe është në pritje të një përgjigje më të detajuar lidhur me këtë rast.

Komento: