Gjuajtje me armë te “Bon Vivant” në Prishtinë, dyshohet për të plagosur

00:30 | 05 Gusht 2023

Të shtëna me armë te “Bon Vivant” në Prishtinë, dyshohet për të plagosur.

Konflikt me të shtëna armësh ka ndodhur sonte në qendër të Prishtinës, ku dyshohet se ka edhe persona të plagosur.

Gjuajtjet me armë kanë ndodhur të lokali “Bon Vinat”. Ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë autoambulanca dhe policia.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes kanë bërë të ditur për Telegrafin se nga të shtënat me armë ka disa persona të plagosur.

Telegrafi ka provuar të kontaktojë Policinë lidhur me ngjarjen, por deri më tani nuk ka marr përgjigje.

Komento: