Gjuajtje me armë zjarri në afërsi të një shkolle në Klinë, arrestohet i dyshuari

13:21 | 24 Shtator 2024

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur në afërsi të një shkolle në Klinë.

Këtë për Klankosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se fillimisht i dyshuari është larguar, por pas pak kohe, është arrestuar.

“Sot rreth orës 09:40, policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Fehmi Agani” në Klinë, në afërsi të një shkolle”.

“Personi i dyshuar fillimisht është larguar dhe pas pak kohe, policia ka arritur që ta arrestojë”, thuhet tutje në konfirmim.

Komento: