Gjuajtje me armë zjarri tek Pishat – Policia konfirmon plagosjen e dy personave

22:21 | 27 Mars 2023

Dy presona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Të dyshuarit për këtë rast janë identifikuar dhe Policia është në kërkim të tyre.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:20, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën Qamil Hoxha në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Bazuar në informacionet e para raportohet për dy persona të lënduar, njëri nga ta dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

Plagosje te “Restaurant Pishat” në Prishtinë- Insajderi sjell video nga vendi i ngjarjes

Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të personave të dyshuar të cilët tashmë janë identifikuar nga ana e policisë.

Komento: