Merret vendimi, gjuha rome gjuhë zyrtare në Komunën e Prizrenit.
Gjuha rome do të jetë zyrtare në Komunën e Prizrenit.
Kështu ka vendosur komuna që udhëhiqet nga Shaqir Totaj.
“Me iniciativë të Kryetarit Shaqir Totaj, sot, u zgjodh një prej çështjeve më të rëndësishme të komunitetit rom në Komunën e Prizrenit, gjë për të cilën është punuar më shumë se një dekadë që të arrihet në pikën që u realizua sot”, thuhet në njoftim.
“Në mbledhjen e Kuvendit Komunal, u votua pro që Gjuha Rome të njihet si gjuhë në përdorim zyrtar në Komunën tonë”.
“Me këtë rast, Kryetari Totaj tha se gjuha është jetike për njerëzimin e ky komunitet ka trashëgimi unike dhe ndër prioritetet e Komunës është mbrojtja e të drejtave të komuniteteve si dhe e të gjithë qytetarëve të Komunës së Prizrenit, pa dallim”, përmbyllet njoftimi.