Gjukanoviçi i druhet Haradinajt pas kthimit nga Gjykata Speciale.
Drejtori i Qendrës për Politika të Jashtme, Dragan Gjukanoviç, ka reaguar pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj i cili u ftua si i dyshuar nga Gjykata Speciale, dhe serbit që u arrestua në Lipjan për krime lufte.
Gjukanoviç tha se arrestimi i djeshëm i serbit ka ardhur si reagim i Prishtinës ndaj qënrimit të Presidentit Aleksandar Vuçiç, duke shtuar se arrestime të tjera të kësaj natyre mund të ndodhin edhe në ditët e ardhshme.
Kurse, për dorëheqjen e Haradinajt ai ka thënë:
“Pas dorëheqjes së kryeministrit të institucioneve të Kosovës, Ramush Haradinaj, pritet që zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbahen në shtator dhe ekziston rreziku që aktakuza ndaj Haradinajt në Kosovë të shndërrohet në një figurë politike”, tha Gjukanoviç për RTS.