Gjukanoviq uron Kosovën për vizat dhe aplikimin për anëtarësim në BE

23:44 | 15 December 2022

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, e ka uruar Kosovën për dorëzimin e aplikimit për anëtarësim në BE, si dhe arritjen e marrëveshjes për liberalizim të vizave.

Në reagimin e tij, Gjukanoviq tha se ky është hapi i parë i Kosovës drejt të ardhmes evropiane.

Presidenti malazez përgëzoi edhe Bosnje & Herzegovinën për marrjen e statusit kandidat për anëtarësim në BE.

“Lajm i mrekullueshëm për rajonin nga miqtë dhe partnerët tanë evropianë. Urime BiH për marrjen e statusit kandidat. I merituar dhe i rëndësishëm për prosperitetin e të gjithë qytetarëve. Urime Kosovës për liberalizimin e vizave dhe dorëzimin e aplikacionit për anëtarësim – hapi i parë drejt së ardhmes evropiane”, shkroi Gjukanoviq në Twitter.

Komento: