Gjuriq: Dialogu është i domosdoshëm, por sdo të ndodhë pa u hequr taksa

14:40 | 19 June 2019

Marko Gjuriq ka folur së fundi për dialogun dhe taksën që Qeveria e Kosovës u ka vendosur produkteve që vijnë nga Serbia.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka ripërsëritur se taksa duhet të hiqet në mënyrë që të vazhdohet dialogu.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi është në interes të serbëve dhe të shqiptarëve, por që një gjë e tillë do të jetë e mundur vetëm pas heqjen e taksës.

Këto komente i ka bërë sot Gjuriq në një takim me zëvendësdrejtorin e përgjithshëm për Çështjet Politike të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë, Diegol Brasoli dhe ambasadorin italian në Beograd, Carlo lo Caso, transmeton lajmi.

Siç shkruan “Danas.rs”, Gjuriq në këtë takim ka thënë se Kosova është ajo e cila ia ka mbyllur derën dialogut dhe e ka shkatërruar çdo mundësi që të dy palët të kthehen në tryezën e bisedimeve.

“Sjellja e papërgjegjshme e Prishtinës është një burim i përhershëm i paqëndrueshmërisë në rajon”, citohet të ketë thënë Gjuriq.

Kujtojmë se dialogu Kosovë-Serbi është bllokuar që nga muaji nëntor i vitit të kaluar kur qeveria kosovare kishe marrë vendim për vendosjen e taksës ndaj mallrave dhe produkteve me origjinë serbe.

Komento: