Gjuriq i ankohet belgëve për Kosovën

09:10 | 06 November 2019

Gjuriq i ankohet belgëve: Serbët po përballen me probleme në Kosovë.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën Marko Gjuriq është takuar me një delegacion të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Belgjikës.

Bëhet e ditur se Gjuriq i ka informuar ata për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe siç u tha “problemet që hasin populli serb”.

Gjuriq iu tha diplomatëve belg, të udhëhequr nga Drejtoresha e Çështjeve Bilaterale, ambasadorja Anik Van Kalster tha se fitorja bindëse e Listës Serbe në zgjedhjet e fundit konfirmoi edhe një herë se serbët në Kosovë pothuajse njëzëri mbështesin përpjekjet e Serbisë për të gjetur një zgjidhje paqësore dhe kompromisi për problemet në Kosovë.

Komento: