As leja e kufizuar nuk e ndalë Gjuriqin të premtojë qindra projekte në veri.
Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka arritur në Kosovë, i është drejtuar banorëve të Zubin Potokut.
“Ne nuk do të ndalim mbështetjen e njerëzve për të qëndruar në Kosovë”.
“Shteti i Serbisë i cili është duke zbatuar 149 projekte mbështetëse në Kosovë deri në fund të vitit kjo shifër do të rritet në mbi 350 projekte të ndryshme, të tilla si furnizimi me ujë këtu në Zubin Potok, të cilën sot po e vëmë në funksion” ka thënë Gjuriq.
“Projekti si ky i ujësjellësit, i cili pas përpjekjeve shumë, mundin dhe problemet përfunduar në këtë fazë të ujësjellësit rajonal, do të vazhdojë me ndërtimin e rrjetit sekondar. Shteti i Serbisë do të mbështesë ndërtimin e rrjetit sekondar, i cili do të sigurojë jo vetëm furnizimin me ujë, por edhe një presion në burimet ujore për qytetarët e veriut të Kosovës “.
Pas adresimit para komunës së Zubin Potokut, u mbajt një takim me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova.
Në Zubin Potok Gjuriq u prit nga kryetarët e të gjitha katër komunave nga veriu i Kosovës, deputetët e Listës Serbe, si dhe vendorët.
Pas Zubin Potokut, ai do të marrë pjesë në ceremoninë me rastin e ditës së të ashtuquajturit Universiteti i Prishtinës në Mitrovicë.
Gjuriq ka leje nga institucionet e Kosovës për të qëndruar vetëm në Zubin Potok dhe në Qendrën e Studentëve në Mitrovicë të Veriut, njofton Klan Kosova.
Këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv, Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli.
“Gjuriq ka leje për të qëndruar vetëm në Zubin Potok dhe në Qendrën e Studentëve në Mitrovicë të Veriut”, është shprehur Zyberaj përmes telefonit.