
Marko Gjuriq mund të jetë kryeministër i ardhshëm i Serbisë.
Emri I Marko Gjuriqit, ambasadorit aktual të Serbisë në Washington, po konsiderohet në rrethin më të ngushtë të kandidatëve të Partisë Progresive Serbe për kryeministr të ardhshëm të Serbisë
Kështu raporton mediumi Danas bazuar në burime jozyrtare, transmeton Reporteri.
Sipas këtij mediumi, në rast se presidenti I Serbisë, Aleksandar Vuçiq, vendos t’ia besojë përbërjen e qeverisë Gjuriqit, ish-kryeministrja Ana Brnabiq nuk do të mbetej pa karrige, por do të merrte një post ministror, me shumë gjasa në krye të diplomacisë serbe.
“Gjuriq është në pozitën e ambasadorit në SHBA që nga tetori i vitit 2020, pra tani është në gjysmë të mandatit të tij, I cili normalisht zgjat tre deri në katër vjet, por kjo nuk do të thotë se ai nuk mund të tërhiqet më herët nëse një post më i rëndësishëm po përgatitet për të”, raporton Danas.
Para këtij posti, Gjuriq ishte udhëheqës I të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.