Gjuriq nesër vjen në Kosovë, a do të prangoset sërish

23:00 | 05 Janar 2020

Gjuriq nesër vjen në Kosovë.

Marko Gjuriq, drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, nesër do të vijë në Kosovë.

Sipas mediumit serb “B92”, Gjuriq do të vijë në Kosovë në prag të Krishtlindjeve Ortodokse.

Ky medium shkruan se Gjuriq do të marrë pjesë në djegien e pemës së Krishtlindjeve në portin e kishës së Shën Dimitrit në orën 16:00.

Sipas këtij mediumi, festa e Krishtlindjes do të mbahet në sheshin “Shën Sava”, në Mitrovicën Veriore, apo siç njihet ndryshe, djegia e pemës do të bëhet në këtë shesh menjëherë pas riteve fetare që do të nisin në ora 08:00 të mëngjesit.

Kujtojmë se Gjuriq ishte arrestuar nga autoritetet kosovare në mars të viti 2018, pasi kishte hyrë ilegalisht në veri të Kosovës.

Komento: