Gjuriq pas rezultateve: Veriu do të jetë nën kontroll të serbëve

22:29 | 19 Maj 2019

Gjuriq deklarohet për zgjedhjet në Veri.

Drejtori i Zyrës për Kosovë në qeverinë serbe, Marko Gjuriq ka komentuar zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri të vendit.

Gjuriq ka thënë se është lajm jashtëzakonisht i mirë fitorja e Listës Serbe në katër komunar veriore.

Sipas tij, në këtë rast kanë dështuar ata që kanë bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve.

“Ky është dështim i atyre që kanë bërë thirrje për një bojkot të zgjedhjeve dhe rënie e përpjekjeve të Prishtinës që në zonat ku banojnë mbi 90 për qind e serbëve të tentojnë të marrin kontrollin”, ka deklaruar Gjuriq.

Komento: