Gjuriq reagon me një postim nga Amerika pas marrëveshjes mes Vuqiçit dhe Putinit

23:30 | 29 May 2022

Gjuriq, ka reaguar pas marrëveshjes mes Vuçiqit dhe Putinit.

Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, ka dalë me një status të gjatë në rrjete sociale për të treguar “lidhjet e forta” me botën perëndimore, pak pasi që presidenti i tij Aleksandër Vuçiq lidhi një marrëveshjes me Putinin e izoluar nga e gjithë bota demokratike.

Vuçiq arriti sot një marrëveshje për gazin rus me Putinin me anë të një telefonate, të cilën ai e konsideroi si “shumë të favorshme” për vendin e tij. Marrëveshja vjen në një kohë kur bota perëndimore ka ngritur sanksione ndaj Rusisë për shkak të agresionit të saj ndaj Ukrainës.

Por Gjuriq në statusin e tij të gjatë tregon për “forcimin” e lidhjeve me SHBA-në dhe ruajtjen e balancave në politikën e jashtme të Serbisë. Ai ka përmendur takimet e tij me gjatë javëve të fundit me njerëz të rëndësishëm të politikës dhe botës së biznesit nga SHBA-ja, prej të Dërguarit të Shtëpisë së Bardhë për Ballkanin, Gabriel Escobar, deri tek përfaqësuesit e Shoqatës Gjermano-Amerikane të Biznesit.

Ai ka përmendur edhe investimet e fundit në Serbi dhe ndikimin e lobit serb në SHBA.

Komento: