Reagon Gjuriq, thotë se aksioni në veri ishte brutal, do të mbrojmë serbët e Kosovës.
Policia e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës ka zbarkuar në pjesën veriore të Mitrovicës me ç’rast ka arrestuar dy persona, njëri prej tyre i dyshuar për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviqit.
Menjëherë pas këtyre arrestimeve ka reaguar drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq i cili aksionin e sotëm në veri e ka cilësuar si brutal, transmeton Reporteri.
Marko Gjuriq, ka thënë se në vend që të arrestohej Zhelko Bojiq, i cili është edhe shef i operativës së PK-së në veri, është arrestuar djali i tij Zhelko Bojiq.
“Kjo është një përpjekje tjetër për të trembur serbët, për të kriminalizuar, fajësuar ata duke iu nënshtruar shtypjes”, tha Gjuriq për TV Pink.
Gjuriq tha se Prishtina po luan me paqen dhe se Serbia do të mbrojë njerëzit e saj në Kosovë.