Gjuriq thotë se në Kosovë mund të ketë zgjedhje të reja

15:29 | 23 Dhjetor 2019

Kosova ende nuk e ka formuar qeverinë e re.

Askush nuk e di nëse dhe kur do të formohet Qeveria në Prishtinë, dhe madje mund të ketë zgjedhje të reja në Kosovë.

Kështu ka deklaruar drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq i cili ka shtuar se kjo varet kryesisht nga një faktor i huaj.

Ai kësisoj i është përgjigjur pyetjes së TV Happy se kur mund të pritet formimi i Qeverisë në Kosovë si dhe vazhdimi i dialogut, transmeton Klan Kosova.

Sipas Gjuriq, “formimi i Qeverisë në Prishtinë është shumë më i vështirë sesa ata njoftuan dhe premtuan”, transmeton Klan Kosova.

Komento: