Gjuriq tregon arsyen e ardhjes në Kosovë

08:56 | 31 Janar 2019

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq e ka arsyetuar në këtë mënyrë ardhjen e tij në Kosovë.

Ai ka thënë se erdhi në Kosovë me një mesazh të qartë nga Qeveria e Serbisë se mbështetja për serbët do të jetë edhe më e fortë.

Tutje Gjuriq ka shtuar se përpjekjet e shtetit serb për ta nuk do të ndalen, por do të forcohen.

“Përderisa Serbia po bën diçka më të mirë sot se sa ishte duke bërë në periudhën e mëparshme, në aspektin ekonomik dhe në nivel ndërkombëtar, kapaciteti ynë për të ‘luftuar’ në Kosovë për pozicionin tonë është në rritje dhe nuk është rastësi që të shihni një nervozizëm të madh në anën tjetër”, ka thënë Gjuriq.

Sipas tij, Beogradi dëshiron të vazhdojë të punojë në gjetjen e një zgjidhje për marrëdhëniet në mes serbëve dhe shqiptarëve, duke shtuar se kjo gjë është në interes të të gjithëve.

Gjuriq tha gjithashtu se kur serbët në Kosovë patën mbështetje, nuk shkuan në Perëndim, as në Lindje dhe as në Jug, por shikuan drejt shtetit të tyre, Serbisë. “Ne të gjithë e dimë se ekzistencë jonë, pagat tona, pensionet, shërbimet e institucioneve tona, çdo gjë që ata janë, varen në këtë mbështetje dhe për këtë arsye është shumë e rëndësishme që ne të jemi në gjendje për të dëgjuar mesazhin e Presidentit Aleksandar Vuçiq”, ka thënë Gjuriq pas vizitës që pati në Zveçan.

Komento: