Gjykata dënon 20 persona për keqpërdorim të pozitës zyrtare

18:11 | 27 Tetor 2023

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka shpallur aktgjykimin kundër nëntëmbëdhjetë të akuzuarve kryesisht për vepra penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar. 

Sipas njoftimit për keqpërdorim të detyrës një person u dënua me tre vite burgim.

I akuzuari Z.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) vite, për veprën penale se në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi ka kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar“, thuhet në njoftim.

E akuzuara B.N është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej dy (2) vite e tre (3) muaj, për veprën penale se në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi ka kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Të akuzuarit M.M dhe J.D janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej një (1) vit e dhjetë (10) muaj për secilin, për veprën penale se në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kanë kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Komento: