Gjykata dënon Sami Lushtakun, e detyron të paguaj gjobë 12 mijë euro

12:12 | 14 Prill 2020

Arratisja nga QKUK i ka kushtuar Sami Lushtakut.

Ish kreytari i Skenderajt, është shpallur fajtor për arratisjen e dytë nga QKUK.

Lushtaku është dënuar me 12 mijë euro gjobë.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar Artan Qerkini, avokati mbrojtës i tij.

“Sami Lushtaku dhe të akuzuarit e tjerë për arratisje nga QKUK-ja janë shpallur të pafajshëm. Ndërkaq, Sami Lushtaku është shpallur fajtor për arratisjen e dytë, e cila ka ndodh më 21 gusht 2015 dhe 22 shtator 2015, të cilat kanë qenë të ndara”, ka thënë Qerkini.

Komento: