Gjykata e Apelit e Kosovës ka pranuar 2,548 lëndë, ka zgjidhur 1,761

12:25 | 10 Shkurt 2026
gjykata-e-apelit-e-kosoves-ka-pranuar-2,548-lende,-ka-zgjidhur-1,761

Gjykata e Apelit e Kosovës ka publikuar raportin e punës për muajin janar 2026, i cili përfshin të dhëna të detajuara mbi performancën e përgjithshme të gjykatës, si dhe raportet individuale të gjyqtarëve.

Sipas njoftimit,gjatë muajit janar Gjykata e Apelit ka pranuar gjithsej 2,548 lëndë, ndërsa ka arritur të zgjidhë 1,761 lëndë. Kjo paraqet një shkallë efikasiteti prej 69.1 për qind.

“Publikimi i raportit synon të ofrojë një pasqyrë të qartë dhe transparente të punës së Gjykatës së Apelit, duke kontribuar në rritjen e llogaridhënies institucionale dhe forcimin e besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Komento: