
Është liruar nga paraburgimi ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi.
Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.
“Pas kërkesës të Prokurorisë Speciale të Kosovës është aprovuar kërkesa e prokurorisë nga ana e gjykatës dhe të pandehurit i ndërpritet masa e paraburgimit menjëherë dhe i caktohet masa e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar. Të pandehurit i ndalohet të ofrohet në afërsi prej 50 metra objektit të KEK-ut dhe personave që janë të punësuar në korporatë”, ka thënë ajo./Front Online