25 vjet burgim ndaj dy të akuzuarëve për vrasjen në “Bon Vivant”
I akuzuari kryesor për vrasjen e Rr.U. në lokalin “Bon Vivant”, Masar Gërdovci është dënuar me 18 vite burgim për vrasje të rende në bashkëkryerje dhe me 1 mijë e 500 euro gjobë për armëmbajtje pa leje.
Gjykata ndaj Gërdovcit ka shqiptuar edhe dënim plotësues për konfiskimin e armës e cila dyshohet të jetë përdorur për kryerjen e veprës.
Për veprën penale të vrasjes e rende në bashkëkryerje, të akuzuarit Sherif Krasniqi, gjykata i ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 7 vitesh, në të cilin do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.
Aktgjykimi është shpallur të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë nga kryetari i trupit gjykues, Avni Syla.
Në fjalën përfundimtare, më 10 janar, në rigjykimin ndaj të akuzuarve Masar Gërdovci dhe Sherif Krasniqi, Prokuroria kishte kërkuar dënimin e tyre, ndërsa mbrojtja lirimin e dy të akuzuarve. Dy të akuzuarit kishin zgjedhur të mbroheshin në heshtje, raporton “Betimi për Drejtësi”.