
Ka dështuar mbajtja e seancës fillestare ndaj Cvetko Kostiq.
Ai akuzohet për dhunim seksual gjatë luftës në Kosovë.
Nga Gjykata Themelore të Prishtinës, kanë sqaruar arsyen se pse ka dështuar seanca në fjalë.
Zëdhënësja Mirlinda Gashi, deklaroi se edhe përkundër që janë marrë të gjitha veprimet procedurale nga gjykata, ende nuk është marrë konfirmimi për publikimin e letër-rreshtimit ndërkombëtar.
“Shqyrtimi do të caktohet pas njoftimit zyrtar nga Ministria e Drejtësisë lidhur me këtë rrethanë”, deklaroi Gashi