Objekti i Gjykatës Kushtetuese që gjendet në Prishtinë, do të pësojë ndryshim.
Institucioni më i lartë i ligjshmërisë në vend, ka vendosur që të zgjerohet me objekt.
Ky institucion ka marrë vendim që të bëjë mbindërtim në objektin ekzistues, shkruan ORAinfo.
Ky institucion ka ndarë plot 350 mijë euro për të realizuar këtë projekt për mbindërtim.
Zyra e Prokurimit në Gjykatën Kushtetuese ka shpallur tenderin e titulluar “Mbindërtimin në objektin ekzistues te GJKK-së”.
Sipas njoftimit të KRPP ky tender do të jetë i hapur deri më 23 të këtij muaji. /ORAinfo/