Gjykata lë në burg ‘Currin’ me shokë

16:44 | 06 September 2019

Gjykata e Apelit ka njoftuar se Ismet Osmani i njohur si “Curri” dhe të tjerët të cilët dyshohen për fajde kanë mbetur në paraburgim.

“Gjykata e Apelit, i ka refuzuar ankesat e avokatëve mbrojtës, kunder aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtië, të datës 19.08.2019, me anë të cilit u është vazhduar masa e paraburgimit të pandehurve I.O., I.B., A.Th. dhe M.M. në afat edhe për një muaji”, thuhet në komunikatë.

I.O., I.B., A.Th dhe M.M. po dyshohen për shkak të veprës penale “fajde”, “detyrim” dhe “mashtrim”, vepra këto të dënueshme sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata e Apelit gjeti se gjykata e shkallës se parë drejtë ka vlerësuar se meqense ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit, e kanë kryer vepren penale në fjalë, ka bazë ligjore për vazhdimin e paraburgimit konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, ngase me gjetjen e tyre në liri, mund të ndikojnë në prova ose deshmitarë, apo ta perserisin vepren penale.

Komento: