Ish ushtari i UÇK-së, Remzi Shala nuk i është përgjigjur ftesës së Gjykatës dhe kjo e fundit ka lëshuar flet arrest për sjelljen e tij me detyrim.
Për ish-ushtarin e UÇK-së, Remzi Shalën, që njihet me nofkën “Molla e Kuqe”, është lëshuar flet arrest për shkak se nuk është paraqitur në seancën në Gjykatën Themelore të Prizrenit, ku po akuzohet për krime lufte nga prokuroria.
Siç edhe ishte pritur, Shala, nuk u paraqit në seancën ku do të duhej ta jepte mbrojtjen e tij .
Avokati i tij Natal Bullakaj, ka qenë prezent në seancë, por ka thënë se një gjë të tillë e ka bërë për t’i njoftuar për vendimin për bojkot nga Oda e Avokatëve.
Bullakaj ka shtuar se nuk ka pasur kontakt me klientin e tij, prej se është bërë publike ftesa nga Prokuroria e Specializuar për të.
Gjykata ka marrë vendim për anulimin edhe seancës së ardhshme, të caktuar për datën 11 janar, dhe e ardhshmja, do të caktohet vetëm pas sigurimit të prezencës së të akuzuarit.