Gjykata merr këtë vendim për dy personat që keqpërdorën detyrën zyrtare

16:58 | 02 June 2019

Një muaj masë ndalimi u është caktuar dy personave.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar nga një muaj ndalim kundër të pandehurve V.T. dhe D.K. për shkak të veprave penale ‘Pjesëmarrja ose organizimi i grupit të organizuar’ me veprat penale ‘Keqpërdorim i detyrës apo Autoritetit Zyrtar’ dhe ‘Marrja e Ryshfetit’.

Sipas njoftimit, Gjykata ka konstatuar se është përmbushur kriteri për paraburgim ngase ekziston rreziku potencial që të njëjtit po të gjenden në liri mund të ikin dhe në këtë mënyrë të pengojnë rrjedhën normale të procedurës penale.

Të pandehurit mund të ndikojnë në dëshmitarë, të fshehin provat e veprës penale apo të falsifikojnë ndonjë provë që të shërbejë si alibi për të pandehurit, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale.

Komento: