Gjykata merr këtë vendim për gratë e kthyera nga Siria

21:44 | 21 Shtator 2019

Është marrë vendimi për zbutjen e masës së sigurisë.

Që nga muaji prill, nga Prokuroria Speciale është bërë e ditur se kanë kërkuar masën e mbajtjes shtëpiake për gratë e kthyera nga Siria.

Mirëpo, gjatë këtyre muajve, masat e sigurisë nuk kanë qenë të njëjta për të gjitha ato.

Avokatja Merita Bajraktari, thotë që klientja e saj është njoftuar këtë të premte për ndryshimin e masës së sigurisë, raporton KTV.

Klientja e Bajraktarit tash ka masën e paraqitjes në polici.

Ndërkaq, ajo nuk është e vetmja që i është ndërruar masa.

Edhe avokatja Sabrie Jashari, ka konfirmuar se edhe klientes së saj i është ndërruar masa nga mbajtja në shtëpi në lajmërim në polici.

Avokatja Donjeta Leka, ka treguar sa pas një muaji parabur gim, Prokuroria nuk ka bërë asnjë kërkesë për masë të sigurisë për klientin që ajo mbron, pasi që, sipas saj, e njëjta kishte shkuar në Siri kur ishte e mitur.

E ndërrimin e masave të sigurisë për 32 të kthyerat nga zona e konfliktit, e ka konfirmuar edhe Gjykata Themelore në Prishtinë.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, ka marrë aktvendim dhe 24 të pandehurave ua ka vazhduar masën e arre stit shtëpiak në kohëzgjatje edhe për nga 2 muaj për secilën veç e veç. Për 4 të pandehura, është ndërprerë masa e arres tit shtëpiak dhe është zëvendësuar me masën e paraqitjes në stacion policor, ndërsa për 4 të pandehura të tjera nuk ka pasur kërkesë për vazhdimin e ndonjë mase nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka thënë Mirlinda Gashi, zëdhënëse në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Ndërkaq, pyetjeve lidhur me hetimin e të kthyerave nga Siria nuk u është përgjigjur Prokuroria Speciale.

Në anën tjetër, sipas një hulumtimi që ka bërë Instituti i Kosovës për Drejtësi, rastet e terrorizmit janë trajtuar më seriozisht nga Gjykatat.

Gjatë muajit gusht, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me dy vjet heqje lirie një nga të kthyerat nga Siria.

Komento: